Ismajli, në garë edhe Torino

Torino është një nga skuadrat që po kërkon përforcime në mbrojtje në prag të sezonit të ri. Ndër emrat që drejtori sportiv Vagnati po vlerëson për të forcuar ekipin e Marco Baronit është ai i Ardian Ismajlit.

Sipas “Tuttosport”, lojtari shqiptar, i ndjekur gjithashtu nga Bologna dhe Verona, përfaqëson një mundësi të mirë për klubin “granata”, pasi është një lojtar i lirë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shkëlqeu me fanellën e Empolit sezonin e kaluar, por me rënien e skuadrës toskane në Serie B, po kërkon një aventurë të re në karrierë. Përveç klubeve italiane, Ismajli synohet edhe nga disa klube turke.

sfidanti.al