Brazili ka publikuar sot listën e parë të tij nën drejtimin e Karlo Ançelotit dhe nuk kanë munguar surprizat për grumbullimin para ndeshjeve ndaj Ekuadorit dhe Paraguait, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në listën e sotme kishte surpriza, si mungesa e Neymar dhe e Rodrigo, ndërsa nuk mungonte Casemiro, një nga emrat më të besuar të tij në vitet kur braziliani ishte ende pjesë e Real Madrid.
“Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Jam munduar që të thërras lojtarët më të gatshëm dhe të përgatitur që mund të kontribuojnë për skuadrën dhe të mundohen të fitojnë”, shpjegoi Ançeloti para mediave.
LISTA E BRAZILIT
Portierë: Alison, Bento, Hugo Souza.
Mbrojtës: Danilo, Vanderson, Aleks Sandro, Karlos Augusto, Uesli, Aleksandro, Beraldo, Leo Ortiz, Markinjos.
Mesfushorë: Andreas Pereira, Andrei Santos, Bruno Gimaraesh, Kasemiro, Ederson, Gerson.
Sulmues: Antoni, Estevao, Gabriel Martineli, Mateus Kunja, Rafinja, Riçarlison, Vinícius Junior.
Me emocione dhe ambicie të qarta, Carlo Ancelotti është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Brazilit, vetëm pak ditë pasi përshëndeti Real Madridin dhe u largua nga ‘Santiago Bernabeu’.
“Është krenari e madhe të udhëheqësh kombëtaren më të mirë në botë,” u shpreh trajneri italian në konferencën e tij të parë për shtyp.
“Kam shumë dëshirë që ta shoh Brazilin përsëri kampion bote. Jam pritur me shumë dashuri dhe kjo është një punë me përgjegjësi të madhe.”
Me 65 vite mbi supe dhe një karrierë të mbushur me trofe, Ancelotti nis kështu një kapitull të ri, këtë herë në drejtimin e “Seleção”-s.
Ai ka marrë edhe “bekimin” e dy legjendave si Luiz Felipe Scolari dhe Carlos Alberto Parreira, të dy kampionë bote në pankinën braziliane.
“Falënderoj CBF-në dhe Real Madridin që më dhanë mundësinë të jem këtu sot. Kam pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me Brazilin. Kam stërvitur më shumë se 34 lojtarë brazilianë gjatë karrierës sime: nga Ronaldo, Rivaldo e Kaká, te Rodrygo e Endrick. Dhe tani, më në fund, do të jetoj në Rio, një qytet që gjithmonë e kam dashur, por nuk e kam përjetuar nga afër,” vazhdoi Ancelotti.
Për orët e para si trajner i Brazilit, italiani theksoi rëndësinë e një ambienti të shëndetshëm për ekipin:
sfidanti.al