Mallkimi vazhdon. Jo vetëm për Federiko Kieza, i cili nuk arriti të shënojë sërish, por edhe për sulmuesit e tjerë të Juventusit. Deri më tani viti 2024 ka qenë i dobët për të gjithë sulmuesit e Juves, përveç Dushan Vlahoviç i cili, iu rikthye gëzimit të golit në Bentegodi pasi nuk shënoi ndaj Interit, e vetmja ndeshje pa gol për të që nga fillimi i janarit e deri në ndeshjen e fundit, atë ndaj Veronës. Vlahoviç riktheu Juventusin në lojë pasi shënoi me penallti, e duke barazuar rezultatin në 1-1, kur Juve ishte në disavantazh. Me 7 gola ai është golashënuesi më i mirë i vitit 2024 në pesë ligat kryesore evropiane. Vlahoviç ka numrat e një sulmuesi të klasit të lartë këtë sezon, edhe pse Lautaro Martinez me 20 gola duket i paarritshëm. Por gjithsesi Dushan mban vendin e tij të dytë në renditjen e golashënuesve.
Janë të tjerët ata që shqetësojnë te Juventusi, sepse duke lënë mënjanë Vlahoviç, shifrat e pjesës tjetër të sulmit nuk janë inkurajuese: vetëm një gol i shënuar nga Kieza kundër Sassuolos, ndërsa Milik dhe Yildiz nuk kanë realizuar asnjë gol në 2024 në Serie A. Allegri e nisi ndeshjen kundër Veronës me Vlahovicin dhe Yildizin, më pas futi Chiesa-n, duke testuar treshen e vërtetë por vetëm për pak minuta, më pas largoi turkun dhe në fund aktivizoi edhe Milik. Shumë zhurmë për asgjë, sepse, përveç dy golave, gjuajtja e parë e Juventusit në portë u realizua vetëm në minutash shtesë.
sfidanti.al