Alegri: Problem? Vjet në këtë kohë kishim vetëm 1 pikë, tani kemi 5!

Barazimi në Torino me Romën bëri që të ketë kritika për Juventusin, se nuk po arrin të japë atë që pritet. Natyrisht, mungesat kanë bërë të vetën, por gjithsesi dy barazime në 3 ndeshje nuk flasin për asgjë të mirë. Trajneri i Juves, Alegri, ishte i pakënaqur, por gjithsesi i qetë. “Është keqardhje, – tha ai, – nuk dua të flas për faje. Futbolli është i tillë. Kujtoj se e humbëm një ndeshje të këtij lloji, me Mançester Junajtidin që kishte Murinjon në stol. i kishim mundësitë për ta mbyllur ndeshjen. Ndaj skuadrave të Murinjos nëse nuk i vret ndeshjet, rrezikon edhe humbjen. Gjithsesi, jemi më mirë se vjet, pasi sezonin që kaloi në këtë moment kishim vetëm 1 pikë, ndërsa tani kemi 5. Duhet të vazhdojmë të punojmë. Jemi ende në javët e para”.

Sfidanti.al