Alegri 400 ndeshje me Juventusin

Ndeshja mes Juventusit dhe Frozinones është domethënëse për trajnerin e piemontezëve. Masimiliano Alegri do të jetë pjesë e historisë së klubit duke u bërë tekniku i tretë më jetëgjatë. Më shumë se ai vetëm Marçelo Lipi dhe Xhovani Trapatoni i kanë qëndruar përkrah “Zonjës së vjetër” të Italisë.

Më jetëgjatët  

  • Xhovani Trapattoni: 596 ndeshje (319 fitore, 181 barazime, 96 humbje)
  • Marçelo Lipi: 405 ndeshje (227 fitore, 104 barazime, 74 humbje)
  • Masimiliano Alegri: 399 ndeshje (264 fitore, 68 barazime, 67 humbje)
  • Heriberto Herrera: 215 ndeshje
  • Karlo Parola: 212 ndeshje
  • Virxhinio Rozeta: 159 ndeshje
  • Çestmir Viçpalek: 159 ndeshje
  • Antonio Konte: 151 ndeshje
  • Karlo Karkano: 144 ndeshje
  • Karlo Ançeloti: 114 ndeshje

Më fituesit

  • Xhovani Trapatoni: 7 tituj kampion
  • Masimiliano Alegri: 6 tituj kampion (2010/11, 2014/15, 2015/16, 2016/17, 2017/18, 2018/19)
  • Marçelo Lipi: 5 tituj kampion
  • Fabio Kapelo: 5 tituj kampion
  • Antonio Konte: 4 tituj kampion
  • Karlo Karkano: 4 tituj kampion

sfidanti.al