Agolli në fushë, por dështoi takimi me Xhakën dhe Mustafin

Dihej se nuk do të ishte e lehtë, dhe humbja ishte logjike. Karabaku u mposht 0-3 nga Arsenali në fushën e vet, në Ligën e Europës, ndërsa nga 3 lojtarët shqiptarë (edhe ata me origjinë), luajti vetëm njëri. Në terren ishte vetëm kapiteni (i pathirrur këtë herë) i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, që luajti 90 minuta.

Përballë nuk ishin dy shqiptarët e tjerë, ai i Zvicrës, Granit Xhaka, dhe ai i Gjermanisë, Shkodran Mustafi. Natyrisht, të tre djemtë u takuan dhe fokën shqip, veçse trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, ua kurseu lodhjen mesfushorit dhe mbrojtësit të qendrës, duke i lënë të lodheshin vetëm me udhëtimin prej gati 4 000 kilometrash nga Londra në Baku.

Sfidanti.al