Zhoze Murinjo nuk po di më së cfarë të bëjë për t’i dhënë fund startit më të dobët të sezonit të Mancester Junajtid që nga sezoni 1989-90 dhe serisë më të gjatë të rezultateve negative të tij si trajner. Djajtë e Kuq në 4 ndeshjet e fundit nuk kanë fituar asnjë, ndërkohë që janë eliminuar edhe nga Kupa e Ligës nga skuadra e Divizionit të dytë, Derbi Kaunti.
Raportet e tij me drejtuesit e klubit por edhe me median nuk janë aspak të mira. Së fundi portugezi ka ndërmarrë bnjë hap që i ka habitur gazetarët që e konsiderojnë si një lloj ndëshkimi; Murinjo ka lajmëruar për një dalje në konferencë shtypi përpara ndeshjes me Njukasëllin në orën… 08:00 të mëngjesit.
‘Jam kurioz të di nëse ai do të marrë një kupë me ‘cornflakes’ me vete-komentoi me tone shakaje në rrjetet sociale gazetari i ‘The Times’ Pol Hërst.
Orari i kërkuar nga Murinjo për konferecën për shtyp bie ndesh me rutinën e Mancester Junajtid në prag të ndeshjeve të kampionatit. Zakoniosht, trajneri portugez del përpara gazetarëve të premteve në orën 14:00 ose 15:00.
sfidanti.al