A mund t’i marrë Atletiko e Madridit 100 milionë euro për Moratën?!

E tillë është klauzola për sulmuesin spanjoll, veçse ka edhe një “kleçkë”. Kjo ka të bëjë me atë që kontrata e Alvaro Moratës tek Atletiko e Madridit vazhdon edhe për vetëm një vit, deri në 2024. Në këto kushte, i bie shumë vlera dhe kuptimi klauzolës prej 100 milionë eurosh që klubi spanjoll i ka vendosur kartonit të sulmuesit. Për Moratën interesohen edhe nga Arabia Saudite, ndërsa po ashtu Interi e ka në planet e tij. Zikaltërit do ta merrnin vetëm nëse çmimi i kartonit do të ulej shumë.

Sfidanti.al