A i dëgjove tifozët Tod Boehli? Thirrën në kor emrin e Abramoviçit

Për besnikët e një ekipi sportiv, futbolli apo të çdo loje tjetër, ka rëndësi suksesi. Ata që ia japin një kënaqësi të tillë mbeten heronjtë e vërtetë, ndërsa ata që nuk ia dalin, hidhen tej edhe nëse nuk kanë ndonjë faj të madh (në fund të fundit, nuk po flasim për shkencë ekzakte). Këtë po e provon pronari i tanishëm i Çelsit, Tod Boehli, ekipi i të cilit po pëson dështim pas dështimi, i eliminuar nga Kupa e Anglisë, nga Kupa e Ligës (Karabao) dhe në pozicion shumë të vështirë në Premier Ligë. Pas katastrofës 0-4 në fushën e Sitit në Kupë, rreth 8 000 tifozë në “Etihad” lëshuan thirrjet në kor “Roman Abramoviç-Roman Abramoviç” dhe “Tomas Tuhel-Tomas Tuhel”. Mesazhi ishte për Boehlin dhe trajnerin Poter, ndërsa tifozët nuk kanë sesi harrojnë që nën presidencën e miliarderit rus u fituan trofe të jashtëzakohshëm, përfshi 2 Champions, 2 Liga të Europës dhe 5 tituj në Premier Ligë!

Sfidanti.al