Statistikat nuk gënjejnë teksa thonë se Napoli është për momentin skuadra më e mirë e kontinentit evropian me 8 fitore në 8 ndeshje të luajtura që do të thotë 24 pikë të plota. Pas barazimit 1-1 të Barcelonës me Atletiko Madrid, skuadra e Mauricio Sarrit tashmë është e vetmja në 5 kampionatet më të rëndësishme në Evropë që ka vetëm fitore në këtë fillim sezoni, dicka që do të thotë shumë për të. Nuk është vetëm skuadra, por është edhe Lorenzo Insinje, që më në fund arriti të thyeje tabunë ‘Roma’ duke shënuar golin e tij të 100 në karrierë. Diferenca me Juventusin është vetëm 5 pikë, një situatë që Napoli nuk është se e ka përjetuar shumë shpesh. Takimi i radhës për Të Kaltrit napoletanë është ai me Mançester Sitin e Pep Guardiolës në Ligën e kampioneve me ‘Citizens’ që do të vijnë në këtë sfidë me Napolin pas fitores 7-2 ndaj Stok Sitit.
sfidanti.al