Valentino Rosi i dorëzuar: Shansin për titullin e humba para Japonisë

Valentino Rosi nuk e fshehu zhgënjimin e tij në përfundim të Cmimit të Madh të Japonisë në MotoGP. Italiani tashmë është përfumndimisht jashtë luftës për titull, gjë që e ka pranuar edhe ai vetë.

‘Nuk e ndjeja veten në garë për titullin as përpara Cmimit të madh të Japonisë-deklaroi 9 herë kampioni i botës në MotoGP-por tani jemi edhe matematikisht jashtë. Për mënyrën sesi po shkojnë gjërat, do të ishte një mrekulli nëse në këtë luftë do të ishte Vinjales.Gomat nuk po shkojnë mirë dhe ne duhet të kuptojmë përse e të punojmë me to’

Rosi bëri të qartë edhe objektivat e tij dhe të skuadrës për javët e ardhshme.

‘Në garat që do të vijnë do të kërkojmë të bëjmë paraqitje sa më të mira-vijoi Rosi-por ajo që ka më shumë rëndësi është që të marrim informcacionet e duhura për Jamahën për të vendosur se c farë drejtimi do të marrim për 2018’.

sfidanti.al