4 muaj skualifikim për trajnerin e PAOK

Dënim shembullor nga Federata Greke e Futbollit për Răzvan Lucescu. Trajneri i PAOK-ut u skualifikua për 4 muaj pas incidenteve të ndodhura në fund të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Greqisë kundër AEK-ut të Athinës, të luajtur më 18 dhjetor dhe humbur me rezultatin 1-0 nga skuadra e Selanikut. Episodi ndodhi në parkingun nëntokësor të stadiumit. Një tifoz i AEK-ut dhe dy djemtë e tij filluan të provokojnë delegacionin e PAOK-ut dhe në atë moment disa anëtarë të stafit teknik, mes tyre edhe trajneri rumun, sulmuan fizikisht tre personat. Lucesku, sipas pamjeve të mbledhura nga kamerat e vëzhgimit, ka sulmuar njërin prej dy djemve.

Pamjet mbërritën në tavolinën e komisionit disiplinor të Federatës Greke të Futbollit. Sipas gazzetta.gr, vendimi përfundimtar është: ndëshkimi i Răzvan Lucescu me katër muaj pezullim dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh. I njëjti dënim u zbatua edhe për bashkëpunëtorët e tij, Pantelis Konstantinidis, Georgios Tsonakas, Georgios Theodoridis dhe Athanasios Kapoulas. Gjatë kësaj periudhe pezullimi, pesëshja nuk do të ketë të drejtë të ulet në stol në ndeshjet e luajtura nga PAOK.

sfidanti.al