Peshëngritësi Ertjan Kofsha fiton medalje të artë në Katar

Peshëngritësi Ertjan Kofsha është shpallur kampion në Kampionatin Aziatik të Peshëngritjes në Doha, me një dygarësh prej 358 kilogramë të ngritura, 165 kg në stilin e shkëputjes dhe 193 kg në stilin e shtytjes duke përmirësuar rekordin e tij personal me 4 kg më shumë. Sipas njoftimit zyrtar në rrjetet sociale të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, “Kofsha ka treguar përkushtim dhe punë të palodhur për të arritur këtë nivel së bashku me trajnerin e tij, Leonard Toska dhe mbështetjen e FSHP-së dhe presidentit Elez Gjoza”. “Në këtë kampionat, Kofsha konkurroi me disa nga peshëngritësit më të mirë në botë, duke treguar forcë dhe teknikë të lartë. Ky sukses është një arritje e madhe jo vetëm për Kofshën, por edhe për sportin shqiptar në përgjithësi, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

 

sfidanti.al