Dita e mërkurë ishte ajo e triumfeve absolute për peshëngritjen shqiptare në Kampionatin Ballkanik të kësaj disipline sportive të mbajtur në Durrës. Pas Briken Caljas, i erdhi radha Ertjan Kofshës që të shkëlqente në këtë kompeticion me sportistin kuqezi që dominoi në mënyrë absolute në kategorinë e tij, peshën deri 94 kg duke fituar 3 medalje

