Vllaznia gjen një Mensah për sulmin

Alfred Mensah është goditja e Vllaznisë në merkato. Klubi kuqeblu ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit 25-vjeçar, i cili në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit në Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë për një kontratë 6-mujore, me të drejtë rinovimi për një vit.

Njoftimi i klubit:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄:
𝐀𝐋𝐅𝐑𝐄𝐃 𝐌𝐄𝐍𝐒𝐀𝐇 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔
KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë e FC Ballkanit dhe nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë.
Me të, klubi ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

sfidanti.al