Vllaznia siguroi një fitore të pastër që erdhi si pasojë e rrjedhës logjike të ndeshjes në Korçë, duke rikthyer Skënderbeun në zonën problematike. Shkodranët, triumfuan 2-0 megjithse kjo ndeshje nuk ishte aspak e lehtë për kuqeblutë e Migen Memellit që zbërtheu me suksese mekanizmat e ish-skuadrës së tij dhe ngjyrave pas të cilave ai ka ndërtuar një karrierë të sukseseshme, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Prençi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35 pas ndërhyrjes së shkaktuar si lojtari i fundit, por pavarësisht kësaj, korçarët arritën që të mbanin portën e paprekur.
Teksa po zhvillonte një super ndeshje, në minutën e 82, Dumfur bëri gabimin e madh duke shkaktuar një autogol. Kështu Vllaznia mori avantazhin dhe në minutën e fundit të takimit, talenti 20-vjeçar, Antonio Delaj, arriti të realizonte një super gol për të mbyllur historinë e takimit. Rezultat ndoshta i gënjeshtërt por suksesi i shkodranëve në një transfertë kaq të vështurë, është një lajm i keq për korçarët dhe ndoshta edhe klubet e kryeqytetit që sëbashku me Vllazninë mund ta bëjnë këtë kampionat me pak më shumë ngjyra pasi formati aktual është tërësisht bardhezi.
Nga Pirro Bardhyli