Real Madrid “sfidon” Barcelonën

Real Madrid kërkon përforcime për në repartin ofensiv dhe një nga të preferuarit e “Los Blancos” është Julian Alvarez i Manchester City. Argjentinasi mund të lëviz që në muajin janar nëse “The Citizens” kënaqen nga oferta e spanjollëve.

Këta të fundit nxitojnë në tratativat për Alvarez pasi lojtari ka edhe pëlqimin e Barcelonës, teksa trajneri Xavi Hernandez e vlerëson jashtë mase dhe e sheh si sulmuesin ideal për skemat e tij. Sulmuesi datëlindjes 2000 ka të dhënë të shkëlqyer edhe në këtë sezon me Cityn teksa në tetë ndeshje të Premier League ia ka dalë të shënojë tre gola si dhe të dhurojë katër asiste.

sfidanti.al