Abuzoi me të mitur, FIFA pezullon trajnerin

FIFA njoftoi këtë të premte pezullimin për një periudhë 20-vjeçare të ish-trajnerit të futbollit të Republikës Demokratike të Kongos, Jonathan Bukabakwa, pas një dënimi për dhunë seksuale ndaj një të mituri. “Vendimi është në përputhje me politikën e tolerancës zero të aplikuar nga FIFA ndaj të gjitha formave të dhunës në futboll”, lexohet në deklaratën e organizatës, e cila krahas pezullimit të aplikuar, e gjobiti ish-trajnerin me 100 mijë euro. Organi më i lartë i futbollit tha gjithashtu se kishte krijuar një forum specifik alarmi në internet për të “komunikuar në mënyrë konfidenciale problemet e mundshme në mënyrë që të arrihet parandalimi i rasteve të tilla”.

sfidanti.al