Leo Messi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e 125 vjetorit të themelimit të Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka marrë ftesën 15 ditë më parë, por tashmë i ka të planifikuara angazhimet. Megjithatë, Leo Messi ka regjistruar video që do të shfaqen në ceremoni, duke dërguar një mesazh për gjithë tifozët e kësaj skuadre. Kujtojmë që gjatë epokës së tij tek Barcelona, Messi ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar në futboll.
sfidanti.al