Ky ekip rumun ishte i detyruar që ta ndërronte emrin, për shkak të problemeve me Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi. Steaua është një klub që është krijuar nga ushtria, më 1947, në Rumani dhe që, atëkohë, ai është shpallur, madje, plot 26 herë kampion i vendit, ndërsa ka qenë edhe një nga klubet më të suksesshëm në Evropë. Më 1986, Steaua arriti që të fitojë Kupën e Kampioneve të Evropës kundër Barcelonës. Megjithatë, dje, ky klub u detyrua që të ndërronte emrin dhe, tani, do të quhet FKSB.
“Shtatë milionë gjyqtarë, Papa në Romë, forcat e NATO-s dhe kushdo qoftë mund të na ndalojnë neve që ta quajmë Steaua, por të gjithë këta nuk mund ta mohojnë faktin se bëhet fjalë për të njëjtin klub. Kushdo që dëshiron mund të vazhdojë që ta quajë klubin Steaua, por, sidoqoftë, që, tani, emri zyrtar i klubit është FKSB”, thonë funksionarët e lartë të klubit në fjalë. Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë, njoftoi krijimin e një klubi të ri me emrin Steaua që do ta fillojë konkurrimin në kategorinë e 4-t.
Sfidanti.al