Zirkzee zgjedh skuadrën e preferuar

Sulmuesi i Bolognës, Joshua Zirkzee është i lidhur me Juventusin, Manchester Unitedin dhe Arsenalin, por thuhet se destinacioni i tij i preferuar është Milani. Qendërsulmuesi holandez ka qenë zbulimi në Serie A këtë sezon me 10 gola dhe katër asiste në 28 ndeshje, duke i ndihmuar emiljanët të shkëputen nga vendi i katërt dhe t’i vendosin ata në rrugën e duhur për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve. Produkti i të rinjve të Bayern Munichut pritet të vazhdojë këtë verë karrierën në një skuadër tjetër dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ai ka një preferencë për Milanin dhe u ka thënë agjentëve të tij që të ndihmojnë në hapjen e rrugës për këtë transferim ëndrrash. Kuqezinjtë kanë një histori të gjatë me futbollin holandez, me më të madhen që llogaritet treshja legjendare Marco van Basten, Ruud Gullit dhe Frank Rijkaard.

sfidanti.al