Zidane nuk është Solari, dikton ofertën e Realit për Eden Hazarin!

Eden Hazari është një nga synimet kryesore të Realit të Madridit gjatë sezonit veror të transferimeve. Kryesia e klubit “mbretëror” ia besoi ekipin përsëri Zinedin Zidanes që në verë ka në plan të krijojë një ekip të fortë dhe synimi i tij është blerja e një ylli të madh.
Mediumet spanjollë shkruajnë se Reali i ka dërguar Çelsit një ofertë prej 80 milionë eurosh për Azarin, por menjëherë mori përgjigje negative nga kluibi londinez.
Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç, nuk e shet Azarin më pak se 100 milionë sterlina, por jemi ende larg sezonit veror të transferimeve dhe me siguri që ofertën e parë do ta pasojnë oferta të tjera.
Sfidanti.al