Ish-trajneri i Realit të Madridit, Barcelonës dhe i Atletikos së Madridit Radomir Antiç deklaroi ditët e fundit hapur dhe direkt se Luka Modriçit iu dha në mënyrë të pamerituar trofeu individual më i rëndësishëm, “Topi i artë”, duke e argumentuar këtë qëndrim të tij, midis të tjerave, edhe me formën e dobët që po tregon tani mesfushori kroat i Realit të Madridit.
Ndër ata që reaguan ndaj kësaj deklarate, ishte edhe trajneri aktual i klubit “mbretëror”, Zinedin Zidane, që shprehu keqardhjen që Antiçi dhe të tjerë si ai kanë këtë mendim:
“Askush nuk mund t’i pengojë njerëzit që të thonë çfarë të duan. Sidoqoftë, mua më vjen keq, kur mendime të tilla shprehin ata që e njohin futbiollin. Luka Modriç e ka merituar ‘Topin e artë’. Nëse dikush mendon ndryshe, atëherë mua me të vërtetë me vjen keq”.
Sfidanti.al