Quhet Isak Hajik, është 73 vjec dhe shënon emrin e tij në Ligbrin e Rekordeve Guinness, kjo sepse në këtë moshë ai zbriti në fushën e lojës duke u bërë në lojtarin më të vjetëe në moshë që luan një ndeshje të futbollit profesionist. Hajik është portier i skuadrës Ironi or Jehuda në Divizionin e katërt të kampionatit izraelit
Ai u aktivizua në ndeshjen e së premtes mes Ironit dhe Makabi Ramat Gan për të mbrojtur portën e skuadrës së tij ku mori edhe duartrokitjet e publikut duke vendosur edhe këtë rekord të ri pavarësisht 5 golave të pësuar nga Ironi. në fund të ndeshjes, Isak që ka lindur në Irak, mori në fduart e tij edhe cmimin ‘Guinness Ëorld Record’ vetëm pak ditë para 74 vjetorit të tij të lindjes. Askush më parë nuk kishte luajtur një ndeshje të futbollit profesionist në moshën 73 vjecare. Rekordi i mëparshëm mbahej nga uruguajani Karmona që në vitin 2015 zbriti në fushën e lojës kur ishte 53 vjec me fanelën e Pan de Azukar.
sfidanti.al