Janë e ardhmja e futbollit rus. Jemi në Moskë, ku fëmijët që luajnë lojën më popullore në botë duan të takojnë një trajner të madh. Zhoze Murinjon. Ëndrra e tyre është të bëhen yje profesionistë. Ate prezantohen, me emër, mbiemër dhe moshë, pastaj japin vlerësimet e tyre për portugezin. “Ai fitoi Championsin”, – thotë një fëmijë. “Murinjo është mjeshtër i taktikës, e njeh skuadrën, ka disiplinë”, – thotë një tjetër.
Dëshira realizohet dhe Murinjo afrohet me hap. Kontrata televizive për Botërorin i shtoi pasurinë, ndërsa takimi me fëmijët, i dha shumë kënaqësi. “Kam dëgjuar se ju jeni të talentuar, ndaj erdha t’iu shikoja, – tha ai, – Mos u ndjeni nën presion, por vetëm kënaquni”. Pasi ndoqi stërvitjen e djemve, ai u vu përballë pyetjeve.
Murinjo spjegoi se sekreti i suksesit të tij si trajner ishte sepse ai e dashuron futbollin, por edhe sepse është treguar serioz çdo minutë. Ai beson se me infrastrukturë të mirë, me pasion dhe me stërvitje serioze, Rusia mund të jetë fuqi botërore. “Pas 12 vjetësh, ndoshta unë do të jem trajner i Rusisë, dhe ju do të jeni lojtarët e mi”, bëri një parashikim Murinjo.
Sfidanti.al