Zhirud, Interi e kërkon në janar deri në 2021, por francezi e kërkon deri në 2022

Po afron merkatoja e janarit dhe Interi ppo vazhdon punën për t’I garantuar Kontes përforcimet e kërkuara me forcë kohët e fundit. Në repartin e sulmit objektivi kryesor është Olivier Zhirud I cili prej javësh është vënë në shënjestrën e drejtuesve të klubit zikaltër.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’, Interi është gati që t’I garantojë sulmuesit të përfaqësueses franceze një kontratë deri në vitin 2021, por futbollisti për momentin këmbëngul në idenë e tij për të pasur një kontratë deri në 2022.

Antonio Konte e njeh mirë Zhirud me të cilin ka punuar kur ishte në pankinën e Celsit në sezonin e tij të dytë te Blutë e Londrës. Zhirud tashmë 33 vjecar, po jeton një sezon aspak pozitiv përsa I përket aktivizimit të tij në fushën e lojës dhe është në pritje të skadencës së kontratës së tij me londinezët në verën e vitit 2020. Pikërisht për këtë arsye, largimi nga Stamford Bridge është zgjidhja më e mirë për të gjithë, edhe për Interin që ëshytë në kërkim të një lojtari me një profil të rëndësishëm për rolin e zëvendësit të Lukakut

Problemi për momentin në këtë histori janë paga dhe  kohëzgjatja e kontratës duke qenë se Zhirud, që do që të lërë Celsin për të mos humbur Euro 2020, përfiton 8 milionë Euro neto në sezon dhe kërkon një marrëveshje deri në vitin 2022, ndërkohë që Marota nuk dëshiron t’I ofrojë një kontratë më të gjatë se 18 muaj sepse në fund të sezonit Interi duhet të vendosë se cfarë do të bëjë me të ardhmen e Sancez që e ka marrë me huazim nga Mancester Junajtid, dhe atë të Ikardit për të cilin ende nuk ka siguri se Paris Sën Zhermen do të blejë kartonin e tij.

Sfidanti.al