Vajnaldum dhe Frenki De Jong bëhen bashkë kundër racizmit. Dy mesfushorët holandezë pas golit të patë të shënuar nga futbollisti I Liverpulit në ndeshjen me Estoninë për kualifikueset e Euro 2020 që Holanda e fitoi 5-0, u shfaqën para telekamerave dhe bashkuan parakrahët e tyre për t’u komunikuar të gjithëve se nuk ka diferenca në ngjyrën e lëkurës, por ekziston vetëm ngjyra portokalli e Holandës.
Të dy futbollistët më pas postuan këtë foto edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, një gjest ky që është përkufizuar nga të gjithë si një mesazh I madh kundër racizmit, ndërkohë që pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, Vajnaldum mori me vete edhe topin e ndeshjes pasi ishte autori I një tregolëshi.
Sfidanti.al