Kupa Libertadores, finalja në kaos; përjashtohet arbitri I VAR

Kupa Libertadores për një arsye apo tjetrën shpesh bëhet objekt diskutimesh; vitin e kaluar Superklasikja mes Boca Jr dhe River Platet pushtoi mediat botëror për cështje që nuk kishin të bënin aspak me futbollin. Këtë radhë, ai që habiti të gjithë ishte përjashtimi I arbitrit të sistemit VAR, peruanit Diego Haro në finalen mes River Platet dhe Flamengos

Sipas asaj që publikohet te ‘Sport’, Diego Haro u hoq nga detyra e tij për të monitoruar finalen e Kupës Libertadores dhe ai që sqaron të gjithë këtë cështje ishte gazetari Martin Liberman

‘Haro theu protokollin dhe dha intervista pa kërkuar lejen-shpjegon Martin Liberman-foli për lojtarët e River Platet dhe revolucionit të bërë nga skuadra e Marselo Gajardos në kontinent. Për të evituar dyshimet, CONMEBOL vendosi t’ia heqë këtë përgjegjësi’.

Me pak fjalë Haro u pezullua për thyerje të politikës së brendshme të arbitrimit në lidhje me intervistat pa autorizim. Shpresojmë që herën tjetër, peruani të jetë më I kujdesshëm, ndërkohë që vendin e tij në finalen e së shtunës do të jetë Esteban Ostojic

Sfidanti.al