Zeman si Rumenige: Njerëzit e borxheve duan Superligën!

Një legjendë si njeri dhe personalitet i sportit. Zdenek Zeman është pikërisht mishërimi i shprehjes që “e vërteta është e hidhur, por e shëndetshme”, dhe pasi fshikulloi Juventusin e “kalçopolit”, nuk kurseu as Superligën Europiane. “Kjo ide nuk lindi sot, as kohët e fundit, – tha trajneri çek, – ajo ka shumë kohë që është në mendjen e atyre që janë zhytur në borxhe, dhe kjo jo edhe aq për shkak të pandemisë, por për shkak të drejtimit të keq të klubeve të tyre. Nuk ka garë të shëndetshme sportive nëse nuk e fiton të drejtën në fushë, pa meritokraci, jo thjesht nga llogaritë në bankë”. Zeman, ish-trajner i Foxhës, Romës e Lacios mes të tjerave, theksoi se Superliga do të thante rrënjët e futbollit që janë në kampionatet kombëtare, rrënjë shoqësore e kulturore. Në 2006, Zemani u bë i famshëm për sulmin ndaj Juventusit, që përpara sesa të shpërthente “kalçopoli”. Ai i bëri thirrje Luçiano Moxhit që “të dilte nga laboratoret e të kthehej në futbollin që luhej në fushë”, duke nënkuptuar përdorimin e dopingut.

Sfidanti.al