Atalanta ka mbyllur me shpejtësi marrëveshjen për transferimin e Nicola Zalewski-t nga Interi. Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe tani mbetet vetëm nënshkrimi i lojtarit polak, i cili pritet të kryejë vizitat mjekësore javën e ardhshme dhe më pas të firmosë një kontratë deri në vitin 2030.
Ky është një operacion i bujshëm për zikaltrit, që vetëm pak muaj më parë, në qershor, kishin paguar 6.5 milionë euro për ta marrë përfundimisht nga Roma. Sot, Interi arkëton plot 17 milionë euro, duke realizuar një plusvalencë rekord prej mbi 10 milionësh në më pak se shtatë muaj.
Zalewski, i lindur në vitin 2002, zhvilloi 17 ndeshje me fanellën zikaltër, duke lënë gjurmë që në debutim me një asist në derbin ndaj Milanit. Transferimi i tij tek Atalanta është gjithashtu një dëshirë e madhe e trajnerit Ivan Juriç, i cili e njeh mirë lojtarin që nga periudha e përbashkët te Roma dhe e vlerëson për personalitetin dhe cilësitë e tij teknike. Ndërkohë, ky operacion është i shkëputur nga “telenovela” e verës që ka në qendër Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian i Atalantës është rikthyer në stërvitje me skuadrën pas një periudhe spekulimesh, por tratativat me Interin janë ftohur ndjeshëm pas refuzimit të ofertës së parë nga klubi bergamask. Nëse zikaltërit do të kryejnë një blerje të madhe në mesfushë, gjasat për të parë Lookman në Pinetina do të reduktohen edhe më shumë.
sfidanti.al