Lukaku, problem i madh për Napolin

Napoli po përballet me një shqetësim të madh pas lëndimit të Romelu Lukaku-t në miqësoren kundër Olympiacos-it. Sulmuesi belg pësoi një problem në aduktor dhe analizat paraprake sugjerojnë se mungesa e tij mund të zgjasë disa muaj. Klubi pritet të zbulojë më shumë detaje mbi kohën e rikuperimit të Lukaku të hënën. Në mungesë të Lukaku, Napoli do të duhet të mbështetet kryesisht te Lorenzo Lucca, i cili në teori është zëvendësuesi natyral i belgut. Megjithatë, për të përballuar sezonin e Serisë A, që nis këtë të shtunë, dhe Champions League, e cila fillon në mes të shtatorit, kjo mund të mos mjaftojë.

Situata e sulmit është e ndërlikuar, pasi Napoli nuk ka më Raspadorin dhe Simeonen, të cilët u transferuan respektivisht tek Atletico Madrid dhe Torino. Kështu, sigurimi i një sulmuesi të parë, edhe për një periudhë të shkurtër ose në huazim, është bërë prioritet. Ndërkohë, Napoli ka nisur lëvizjet në merkato: sot pritet të arrijë Miguel Gutierrez nga Girona, një krah i majtë, ndërsa bisedimet vazhdojnë për Janlu Sanchez nga Sevilla dhe ka interes edhe për Diouf nga Lens. Klubi po rishikon strategjinë për të gjetur një qendërsulmues që mund të ndihmojë në përballimin e kësaj situate të paparashikuar, pikërisht në verën kur Lukaku kishte arritur të stërvitej rregullisht për një muaj të tërë.

sfidanti.al