Aymeric Laporte është pranë një ndarjeje të parakohshme me Al Nassr, pavarësisht kontratës që e lidh deri më 30 qershor 2026 me klubin saudit. Sipas Sky Sport, mbrojtësi spanjoll po negocion zgjidhjen e kontratës dhe për të kanë mbetur në lojë dy pista kryesore: një kalim te Como në Serinë A ose një rikthim tek Athletic Club, aty ku nisi karrierën e tij.
Laporte, 31 vjeç, u formua në akademinë e baskëve dhe ka regjistruar 222 paraqitje me skuadrën e parë të Athletic Bilbaos, ku shënoi 10 gola. Më pas kaloi te Manchester City, ku luajti 180 ndeshje dhe realizoi 12 herë, duke fituar një numër të madh trofesh. Eksperienca e fundit ishte me Al Nassr, ku u aktivizua në 69 sfida dhe shënoi 9 gola.
Palmaresi i tij është i pasur: një Europian, një Ligë të Kombeve, një Champions League, një Superkupë Europe, një Superkupë Spanjolle, 6 Premier League, 2 FA Cup, 4 Carabao Cup dhe 2 Community Shield.
sfidanti.al