Në botën e futbollit shënohen statistika dhe rekorde statistikore nga më të ndryshme. Por, sidoqoftë, ajo që arriti futbollisti i njohur boshnjak, Edin Xheko, në ndeshjen derbi të fundit që Roma e fitoi 4-2, duke shënuar dy gola në portën e Napolit, e ngre atë në një vend të dukshëm në skenën e futbollit të madh.
Me dy golat që Xheko shënoi kundër Napolit, ai arriti shifrën 50 gola në kampionatin italian. Në Bundesligë, me bluzën e Volfsburgut, ai ka shënuar 66 gola, kurse në Angli, me Mançesterin Sitin, ai ka shënuar fiks 50 gola.
sfidanti.al