Ky sport ka disa “tempuj” si “Uembli” në Londër, “Bernabeu”, “Kamp Nou”, “San Siro”, “Old Trafordi”, “Anfildi”, “Marakana”, “Bombonera” apo shumë të tjerë. Gjithsesi, në këtë “Olimpik” duhet padyshim të shtohet edhe një stadium tjetër legjendar. Këtë e thekson me të drejtë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Zvicerani është në vizitë në Meksikë, rrugës për në SHBA dhe Kanada, dhe nuk harroi të bënte vizitë në stadiumin “Azteka” të kryeqytetit Meksiko e Re. “Azteka është Katedralja e vërtetë e futbollit”, – tha presidenti i FIFA-s. E drejtë, ndërsa në impiantin e shkëlqyer meksikan u luajtën dy finalet e Kupës së Botës në 1970 (Brazil-Itali 4-1) dhe 1986 (Argjentinë-Gjermani Perëndimore 3-2). Në “Azteka” u kurorëzuan dy mbretër të futbollit si Pele dhe Maradona.
Sfidanti.al