E ardhmja duket drejt Premier League. Granit Xhaka ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Sunderland, duke e komunikuar këtë qëndrim edhe te drejtuesit e Bayer Leverkusen. Mesfushori ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez, që sapo është ngjitur në elitë, dhe po pret finalizimin e marrëveshjes mes klubeve. Sipas “The Athletic”, Xhaka ka refuzuar oferta më të larta financiare nga Arabia Saudite për të realizuar rikthimin në Angli.
Aktualisht, ai është i lidhur me Leverkusenin deri në vitin 2028, gjë që i jep klubit gjerman avantazh në negociata. Pavarësisht kësaj, Xhaka po kërkon që procesi të përshpejtohet.
Lojtari ishte pjesë e Arsenalit për shtatë vite dhe rikthimi i tij në Premier League shihet pozitivisht nga tifozët. Negociatat mbeten të hapura dhe zhvillimet priten në ditët në vijim.
sfidanti.al