Willian si David Luiz, lë Chelsean për të kaluar te Arsenali

Willian Borges është futbollist i Arsenali. Klubi londinez zyrtarizoi transferimin e brazilianit në Emirates Stadium nga Chelsea ku firmosi me Topcinjtë një kontratë 3 vjecare.  Futbollisti i Seleçaos, tashmë 32 vjec, ka 600 ndeshje të luajtura në 13 vjet. Gjithcka nisi te Corinthians përpara se të kalonte te Shakhtar Donetsk në gusht të 2007. Në 6 vitet e kaluara te skuadra ukrainase fitoi 4 tituj kampion të Ukrainës dhe Kupën UEFA në 2009. Pas 4 vitesh kaloi për një kohë të shkurtër te Anzhi përpara se të bashkohej me Chelsea.

Në 7 sezonet e kaluara në Stamford Bridge, Ëillian me fanelën e Bluve të Londrës fitoi 2 tituj në Premier League, 1 FA Cup dhe 1 Europa League. Me Chelsean ka luajtur 339 ndeshje me 63 gola të shënuara dhe 56 assiste

‘Besoj se është një futbollist që mund të bëjë diferencën te ne-tha trajneri I Arsenalit, Mikel Arteta-e ndoqëm muajt e fundit dhe donim përforcimin  për repartet offensive, është një futbollist që luan në disa pozicione.’.

Sfidanti.al