Bayern, hetohet një trajner i ekipeve zinxhirë për racizëm dhe homofobi

Një trajner i kategorive inferior të Bayernit të Mynihut, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po hetohet si nga klubi bavarez ashtu edhe nga Prokuroria e Mynihut për racizëm dhe homofobi. Klubi kampion I Gjermanisë nuk preferoi të bëjë komente të tjera në lidhje me këtë histori duke qenë se hetimet janë në vijim e sipër, por deklaroi se nëse akuzat do të vërtetohen, Bayerni do të shkarkojë menjëherë trajnerin në fjalë

Historia doli në dritë falë një reportazhi te  televizionit WDR që ia kaloi më pas hetimet Prokurorisë. Sipas revistës ‘Der Spiegel’, drejtuesit e Bayernit që në 2018 morën denoncimet e para anonime kundër këtij trajneri. Por pasi u pyetën lojtarët dhe prindërit e tyre, rezultoi se ai gëzonte vlerësim maksimal dhe askush nuk foli për diskriminim etnik, fetar apo seksual.

Një punonjës i Bayernit, të cilin revista e citoi pa ia bërë të ditur emrin, theksoi se ishte normale që të jepeshin përgjigje të tilla pasi askush nuk donte të kishte probleme me trajnerin. Disa prej frazave raciste dhe homofobe të trajnerit u poistuan në një profil në Tëitter që mban emrin e tij edhe pse nuk ishte hapur prej tij. Këto shprehje përkojnë me ato që disa prej personave të përfshirë treguan më vonë. Trajneri nga ana e tij, bëri një denoncim kundër të panjohurve që përdorën emrin e tij për të hapur këtë profil.

Sfidanti.al