Wenger i ofrohet përfaqësueses holandeze:Dua të kthehem si trajner

Largimi i Quieque Setien nga Barcelona provokoi një efekt domino. Koeman që kishte një kontratë me përfaqësuesen holandeze deri në 2022, nuk pati forcë të refuzonte sërish propozimin e katalanasve dhe mundësi të tilla nuk të vijnë gjithnjë. Por për holandezin, fati deshi të bëhej një përjashtim dhe Koeman pranoi. Mbetet për t’u zgjidhur cështja e kontratës me Federatën dhe më pas gjetja e pasuesit të tij.

Në këtë pikë ai që e shkruan emrin mes kandidatëve për t’u ulur në stolin e portokallinjve është edhe Arsene Wenger me francezin që shpesh ka deklaruar se i mungon profesioni i trajnerit, por edhe se ka nevojë për një projekt që ta tërheqë sigurisht duke u kujdesur edhe për shëndetin e tij dhe në këtë pikë, roli i trajnerit të një skuadre kombëtare duket perfekti për të e për më tepër do të ishte edhe hera e parë për francezin në drejtim të një përfaqësueseje.

Në Spanjë janë të sigurt,Wenger e ka vendosur kandidaturën e tij pasi mesa duket është lodhur në pozicionin e Drejtorit të Zhvillimit të futbollit për FIFA. ‘Dua të jem trajner dhe të bëj atë që kam bërë një jetë të tërë-është mësuar të ketë thënë Ëenger-në mes të zyrave më duket vetja si në grackë. Por kthimi në pankinë duhet të jetë në kushtet më optimale’.

Duket se përfaëqësuesje holandeze i plotëson këto kushte të Arsene Wenger.

Sfidanti.al