Ultimatumet e gjermanëve, pas atij për Sançon, vjen edhe ai për Havercin!

Mançester Junajtid është ende i hidhëruar dhe “në ajër” lidhur me Xhejdën Sançon, pasi Dortmundi i dha një ultimatum dhe duket se gjithçka ka marrë fund për keq. Vështirë që talenti anglez të kalojë në “Old Traford” sepse afati i ultimatumit gjerman kaloi, dhe shefi Vacke deklaroi se “është e shkruar në shkëmb” që ai do të mbetet tek Dortmundi. Pas ultimatumit të Borusias, ja ku vjen edhe ai i Bajerit të Leverkusenit. Klubi tjetër i Bundesligës i deklaron Çelsit se ka afat deri në 28 gusht për të përfunduar transferimin e Kai Havercit, sepse pas asaj date nis faza përgatitore për sezonin e ardhshëm, dhe trajneri Bosh kërkon që çdo lojtar të jetë i përqëndruar. Leverkuseni kërkon 100 milionë euro (rreth 90 milionë paundë stërlina), ndërsa Blutë e Londrës deri tani japin deri në 70 milionë paundë stërlina, ose rreth 77 milionë euro.

Sfidanti.al