Walker thyen rregullat anti-Covid 19, 3 herë në 24 orë, por bën viktimën

Për Kyle Walker kufizimi dhe rregulli për distancimin social janë të pamundura për t’u zbatuar. Futbollisti i Manchester City në disa raste është kapur që nuk I ka zbatuar rregullat sic ishte ai i një muaji më parë kur organizoi një feste më 2 eskorta dhe një mikun e tij pë rte kërkuar ndjesë publike më pas. Por mesa duket Walker nuk vuri mend teksa në 24 orë i theu 3 herë rregullat e kufizimit, thuajse një rekord.

Walker fillimisht vizitoi motrën e tij në Rotherham për të festuar ditëlindjen e saj  me një grup miqsh, por kjo nuk i mjaftoi mbrojtësit që më pas shkoi të vizitojë prindërit e tij në Sheffield ku qëndroi gjysmë ore përpara se të kthehej në shtëpunë e tij në Prestbury, në Cheshire. Ndërsa një ditë më pas ai bëri një xhiro me bicikletë me një mikun e tij.

‘Është një idiot, kaq e thjeshtë-tha një burim anonim për ‘The Sun’-sa herë duhet që të kapet që të kuptojë se duhet të qëndrojë në shtëpi? Nuk është më i mirë nga të tjerët dhe po tallet me ne që po i respektojmë rregullat. Shpresoj që policia të marrë masa’.

Në fakt, sipas ligjit, Walker rrezikon të gjobitet me 1000 Paund, por për një person me pagë 150 mijë Paund në javë, kjo gjobë nuk është problem që të paguhet. Por ndryshe nga sa ndodhi në prill, këtë radhë futbollisti i përfaqësueses angleze nuk kërkoi ndjesë, por nëpërmjet Twitterit bëri viktimën teksa justifikoi veprimet e tij.

‘Shkova te motra ime për t’i dhënë dhuratën e ditëlindjes e ajo më përqafoi për të më kujtuar sesa më do, cfarë duhej të bëja, ta refuzoja?-shkruante Walker në Twitter-është sikur po më ndjekin dhe po më testojnë, më duket sikur më ngacmojnë. Së fundmi  kam kaluar një prej momenteve më të vështirë të jetës sume, jam një qenie njerëzore dhe fakti që jam  një sportist profesionist nuk më bën imun ndaj dhimbjes’.

Sfidanti.al