Të sëmurë, por edhe me imunitet, çdo të bëjë tani La Liga?!

Në Spanjë thonë se vala e dytë e koronavirusit mund të vijë shpejt dhe të jetë më e keqe se e para. Parashikimet jo gjithnjë dalin, ndonëse përvoja e epidemive të kaluara, si në 1918-1920, 1957-1958 apo 1968-1972, tregon se kjo ka ndodhur. Në këtë periudhë të turbullt, ç’do të bëhet me një nga kampionatet më të fortë të botës, me La Ligën?

Lajmet janë për lojtarë të dalë pozitivë me koronavirus, ndër të cilët Renan Lodi i Atletikos. “Globoesporte” e njoftoi dhe “Marka” e konfirmoi, por ka edhe më shumë, pra që 9 lojtarë po të Atletikos kanë në gjakun e tyre antitrupa. Që do të thotë se duhet ta kenë provuar virusin, dhe të kenë fituar imunitet prej tij. Më herët ishin pohuar 5 persona me koronavirus në dy ligat e para spanjolle. Pritet se çfarë do të thonë autoritetet shtetërore dhe shëndetësore të Spanjës, ndaj edhe drejtuesit e futbollit po kryqëzojnë gishtat në pritje të vendimit të tyre. Do të ishte goditje e rëndë financiare për të tillë si Barcelona apo Real Madrid, nëse sezoni anulohej.

Sfidanti.al