Verratti për Nejmarin: Nuk mund të mbash një lojtar që dëshiron të ikë

Cështja Nejmar diskutohet cdo ditë në media. Cdokush flet për situatën e tij te Paris Sën Zhermeni dhe radha i erdhi Marko verratit i cili përjetoi vetë një situatë të ngjashme 2 sezone më parë ku në mes edhe në rastin e tij ishte Barcelona.Në një intervistë për RMC Sport, mesfushori italian foli për të ardhmen e sulmuesiot brazilian duke bërë të qartë pozicionin e tij.

‘Kur një futbollist dëshiron vërtet të largohet, klubi duhet ta lërë të lirë-tha Marko Verratti-sigurisht jam dakord me kushtet financiare të vendosura nga klubi, por nuk mund të mbash me zor një lojtar që dëshiron të jetë diku tjetër’.
Verratti padyshim foli edhe për atë që ai përjetoi para 2 vitesh.

‘Në atë kohë kisha nevojë për shpjegime-vijoi Verratti-pashë gjera që nuk ishin në lartësinë e një klubi që dëshiron të fitojë tituj të rëndësishëm. Nuk isha dakord me disa gjëra, por folëm në 2-3 takime dhe në fund vendosa që të qëndroj’.

Në fund, Verrati theksoi se do t’i vijë keq nëse Nejmar do të largohet, por ai nuk e kishte dëgjuar kurrë atë të thotë se e dëshiron këtë ndërkohë që nuk e di se cfarë u ka thënë braziliani drejtuesve të klubit. Verratti shtoi se ai preferon qëndrimin e Nejmarit te Paris Sën Zhermeni

sfidanti.al