Nuk ka dyshime për njërin nga trajnerët më të suksesshëm të historisë. Në prag të sezonit të ri të Serisë A, “La Gazeta delo Sport” kërkon mendim nga Fabio Kapelo, i cili nuk është se ngurron. “Dyshja më e mirë e sulmit në kampionat është ajo e Interit, – thotë Kapelo, – është ajo që përbëhet nga Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez. Lukaku nuk mund të markohet. Milani ka nevojë edhe për një “goditje”, por ndjek me kuriozitet punën e Murinjos. Roma mund të jetë një nga të papriturat e sezonit, ndërsa Napoli shkon aq sa e dërgon përpara Osimhen”.
Sfidanti.al