Ventura, shtohet frika per postin, kërcënimi tani vjen nga Kapelo?

Xhanpiero Ventura duhet të cojë Italinë me cdo kusht në Botërorin e Rusisë nëse nuk do që të largohet përpara kohe nga pankina e ‘Të Kaltërve’. Edhe pse e ka rinovuar kontratën e tij me Federatën Italiane të Futbollit deri në 2020, Ventura ka filluar të shohë disa hije rreth tij. Në fillim ishte Antonio Konte, kurse tani është shfaqur edhe figura e Fabio Kapelos…

Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, Kapelo edhe pse ka edhe një vit në kontratën e tij me Xhiangsu, u ka bërë të ditur pronarëve të klubit, drejtuesve të Suning, dëshirën e tij për t’u larguar. Kjo do të thotë se ish trajneri i përfaqësueses angleze dhe asaj ruse është gati të heqë dorë nga kontrata e nënshkruar vetëm përpara disa muajsh me pagën prej 10 milionë Eurosh në vit. Mesa duket nostalgjia për vendin e Apenineve është më e fortë se cdo gjë tjetër, edhe se paraja.

Sfidanti.al