Myler i lë të gjithë gojëhapur; del në mbrojtje të Karlo Ançelotit.

Tomas Myler  ishte një ndër futbollistët që kanë kritikuar me forcë Karlo Ançelotin për mosaktivizimin e shpeshtë të tij. Por pas shkarkimit të italianit , ai i ka befasur të gjithë me deklaratën e tij ku ai dilte në mbrojtje të ish trajnerit të tij. ‘Shumë nga problemet tona i krijuam nga vetë, që nuk treguam nivelin që njerëzit prisnin prej nesh-tha Myler- Karlo Ançeloti nuk duhej bërë kurban’.

Tani në stolin e Bajernit të Mynihut është Jup hejnkes dhe Myler nuk i kurseu elozhet për të duke theksuar se shpreson që gjërat të ndryshojnë me ardhjen e tij.

‘Shpresa është që ndryshimi i trajnerit të ndikojë edhe në përmirësimin e rezultateve-vijoi Myler-Ne kemi kujtime shumë të këndshme me Hejnkes me të cilin mundëm të fitonim tripletën. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se disa nga paraqitjet tona kanë qenë vërtet për të ardhur keq. Duhet ecim hap pas hapi, nuk është se tani në mënyrë të papritur do të luajmë një futboll spektakolar’.

Sfidanti.al