Venger konfirmon rikthimin në botën e futbollit

Arsen Venger do të kthehet në botën e futbollit. vetë francezi e ka konfirmuar këtë, por shtoi se nuk është i sigurt për rolin që ai do të ketë në këtë rikthim të tij pas relaksimit të tij gjatë kësaj periudhe që qëndroi larg ambienteve të këtij sporti

‘Do të më shohësh sërish në futboll, si trajner apo një rol tjetër nuk e di-tha Venger në një intervistë për rrjetin televiziv BBC-mendova se do të kthehesha shpejt në pankinë, por u argëtova gjatë periudhës që qëndrova larg futbollit dhe tani jam në një udhëkryq’

Arsen Venger ka drejtuar Arsenalin nga viti 1996-2018 duke fituar 3 tituj të Premier League dhe 7 FA Cup, një periudhë që ishte më e suksesshmja në historinë e klubit londinez. Por fundi i karrierës së tij në pankinën e Topcinjve të Londrës u shenjua nga rezultatet jo të mira që e mbajtën Arsenalin larg vendeve të Ligës së Kampioneve

‘Jam më pak intensiv, por kam një perspektivë më të mirë nga ajo që po kalohet-vijoi Venger-shoh gabimet që bëjnë teknikët dhe tani nuk po e paguaj cmimin. Futbolli vazhdon të jetë pasioni im. Do të kthehem shpejt, por nuk mund të them se në cfarë posti’

sfidanti.al