Finalja e Ligës së Kampioneve që do të luhet në 1 qershor në Vanda Metropolitano në Madrid do të ketë një impakt të madh në aspektin financiar pasi do të gjenerojë 123 milionë Euro nga të cilat 66 milionë do të mbeten në kryeqytetin spanjoll që do të shpërndahen në disa sektorë
Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, pritet që për këtë finale në Madrid të vijnë 60-70 mijë tifozë anglezë, 34 mijë nga të cilët e blenë biletën nëpëmjet klubeve të futbollit. Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet mes Liverpulit dhe Totenhemit dhe hotelet i kanë dyfishuar të ardhurar nga akomodimet, dicka që është mëse normale për këto lloj eventesh. Sipas përllogaritejeve rezulton se qëndrimi 2 net në hotelet e Madridit mund të arrijnë deri në 500-1000 Euro, cmim ky që shkon deri në 2000 Euro nëse bëheet fjalë për prenotim të orëve të fundit
Gjithsesi, këto cmime nuk janë një pengesë dhe parashikohet që 95% e hoteleve do të jenë të prenotuara. Por nga kjo finale nuk do të përfitojnë vetëm hotelet. Edhe në pensione janë rritur cmimet për akomodime nga 50 në 250 Euro. Platforma Airbnb ka bërë të ditur se do të presë 32 mijë anglezë gjatë javës së finales së Ligës së kampioneve.
Ndërkaq, kompanitë ajrore duke parë fluksin e tifozëve anglezë që do të udhëtojnë drejt Madridit kanë rritur ofertat dhe kanë shtuar linjat e tyre të fluturimit nga Britania në drejtim të Spanjës. Ryanair ka vënë në dispozicion 2 linja fluturime; nga Liverpuli e Dublini dhe 3 nga Londra, ndërsa Easyjet ka rritur numrin e vendeve për 1500 pasagjerë gjatë fundjavës.
Kompania Iberia ka shtuar 17 fluturime mes të cilave 6 janë me charter për të siguruar një kapacitet me 15617 pasagjerë.
sfidanti.al