Nelson Semedo do të bëhet përsëri baba. Futbollisti i Barcelonës iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë të ditur lajmin e gëzuar teksa theksoi se bashkëshortja e tij Marlen Alvarenga do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë
‘Familja do të zgjerohet-shkruante mbrojtësi i djathtë i skuadrës katalanase në profilin e tij në rrjetet sociale teksa postoi edhe një fotografi ku ai shfaqej teksa puth barkun e bashkëshortesë së tij. Postimi i portugezit mori 117 mijë pëlqime, ndërkohë që me mijëra persona nëpërmjet komenteve të tyre e uruan familjen e lumtur.
Nelson Semedo dhe Marlene e nisën historinë e tyre të dashurisë në kohën kur futbollisti ishte ende në radhët e Benfikës. ata janë prindër edhe një një vajze të quajtur Luana që vetëm përpara pak kohësh festoi 3 vjetorin e saj të lindjes.
sfidanti.al