Ndërsa e gjithë bota qan ende vdekjen e Diego Armando Maradonës edhe pas përshëndetjes së fundit,në Argjentinë janë ngritur dyshime në lidhje me orët e fundit të jetës të ‘El Diez’. Janë shumë detaje të raportit të policisë dhe dëshmitë që nuk rakordojnë me njëra-tjetrën kështu që në Argjentinë për të qartësuar gjërat janë hapur hetime.
Dyshimet më të mëdha kanë të bëjnë me orën e vdekjes së Maradonës. Ndryshe nga sa u tha në momentet e para se El :Pibe De Oro vdiq në 12:00 me orën lokale pas mëngjesit,drejtësia ngriti hipotezën se vdekja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit. Psikologu dhe psikiatri që po e kuronin maradonën mendohet se e gjetën pa jetë legjendën në 11:30 duke hedhur poshtë versionin e infermierit që ishte në turnin e natës dhe që tha se në orën 06:30 e kishte lënë Maradonën në gjumë dhe që merrte frymë lirisht
Tjetër cështje që duhet sqaruar është ajo që ka të bëjë me kohën e ndërhyrjes së shërbimit mjekësor që sipas avokatit të Maradonës, Matias Morla.Por të dhënat në qendër tregojnë të kundërtën, 12 minuta total që nga telefonata deri në momentin që ambulanca shkoi në vend
Por jo vetëm kaq, hetimet duhet të bëjnë të qartë edhe modalitetet e trajtimit të Maradonës. Për ish mjekrin Cahe dhe sipas dëshmive të ndihmës së parë, modalitetet ishin të papërshtatshme. Me Maradonin gjithë ditën ishte infermierja, nipi Johnny dhe miku i tij Maxi pomargo, por mbetet të kuptohes se përse natën Maradona u la vetëm dhe për cfarë arsye, duke parë edhe problemet kardiake, nuk ndodhej në shtëpi një defribilator dhe një specialist për të ndërhyrë në rast emergjence.
Sfidanti.al