FIFA e drejtuar nga Infantino, po mendon për një tjetër projekt revolucionar për kampionatet e ardhshëm botërorë. Qeveria e futbollit ka hedhur idenë e heqjeve të barazimeve në ndeshjet në grupe, me synimin që të evitojë kombinacionet e rezultateve, të disa skuadrave në dëm të kundërshtarëve. Sipas këtij projekti, nëse sfidat e grupeve në fazën finale të një Botërori përfundojnë në barazim, atëherë do të ketë ekzekutime të penalltive.
Një ide kjo që ka shumë të ngjarë që të diskutohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që do të mbahet në 9 dhe 10 janar dhe ku do të flitet edhe për rritjen e numrit të pjesëmarrësve në Botëror, me 40 apo 48 skuadra.
Sfidanti.al